Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm jo të mirë.

“Dardanëve” do t’i mungojë mbrojtësi Albian Hajdari, i cili ka pësuar një lëndime gjatë stërvitjes së djeshme me klubin gjerman.
Njoftimi u bë nga Hoffenheim përmes një deklarimi zyrtar.
23 vjeçari ka dëmtuar (fascien plantare) dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë.
Kështu, ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në muajin nëntor, nëse rikuperimi i tij nuk përfundon me kohë.
Mungesa e tij do të ishte një goditje për përzgjedhësin Franco Foda, në prag të sfidave të radhës me fanellën dardane.




