Greqia ka rënë dakord të shpenzojë deri në 4 miliardë dollarë për modernizimin e avionëve luftarakë F-16 dhe blerjen e raketave e bombave të avancuara nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimeve të larta të cituara nga “Reuters”, marrëveshja vjen një ditë pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë.
Paketa përfshin armatime të reja për avionët F-16 Viper dhe F-35, si dhe për helikopterët Black Hawk. Në të përfshihet edhe modernizimi i avionëve të vjetër F-16 në versionin Viper.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë ka thënë se pjesa më e madhe e blerjeve është paraparë në planin shumëvjeçar të mbrojtjes dhe se shpenzimet do të shpërndahen në disa vite.
Greqia kishte planifikuar tashmë të shpenzonte rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për blerjen e avionëve F-35, helikopterëve të prodhuar në SHBA dhe ndërtimin e “Mburojës së Akilit”, një sistem shumë-shtresor kundër raketave balistike dhe mjeteve ajrore.
Athina ka porositur 20 avionë F-35 dhe 35 helikopterë UH-60M Black Hawk, ndërsa po modernizon 82 avionë F-16 në versionin Viper. Ajo synon të modernizojë edhe 37 avionë të tjerë F-16 Block 50.
Greqia shpenzon rreth 3.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa forcimi i kapaciteteve ushtarake lidhet edhe me mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Turqinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Greqia hap kuletën: 4 miliardë dollarë për armë dhe modernizimin e avionëve luftarakë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




