Gjobitet me 1,000 euro punëkryesi që hapi ilegalisht rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit

Gjobitet me 1,000 euro punëkryesi që hapi ilegalisht rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit

Gjobitet me 1,000 euro punëkryesi që hapi ilegalisht rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit

Një person është gjobitur me 1,000 euro për hapjen ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Fitore Pacolli, e cila përmes një postimi ka njoftuar se zyrtarët e parkut, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatave për ndërhyrjen e paligjshme në këtë zonë.

Sipas Pacollit, ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ajo ka bërë të ditur se ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa pritet të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë.

Pacolli ka theksuar se institucionet nuk do të lejojnë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën dhe se mbrojtja e parkut do të vazhdojë përmes mekanizmave ligjorë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vdes imami kosovar nga Lipjani

Vdes imami kosovar nga Lipjani

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin

Hapet një nga stadiumet më moderne në Ballkan me vlerë 45 milionë euro

Hapet një nga stadiumet më moderne në Ballkan me vlerë 45 milionë euro