Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”

Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”

Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”

Gjermania ka vendosur të tërhiqet nga projekti franko-gjerman MGCS, i cili synonte zhvillimin e një tanku të ri luftarak për të zëvendësuar tanket Leclerc të Francës dhe Leopard 2 të Gjermanisë.

Sponsor 3M Express

Lajmi u bë i ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Francës, gjenerali Fabien Mandon.

Projekti MGCS, i nisur në vitin 2017, ishte parashikuar të krijonte një sistem të ri luftarak tokësor që do të hynte në përdorim rreth vitit 2045. Ai konsiderohej një prej projekteve kryesore të bashkëpunimit ushtarak mes Parisit dhe Berlinit.

Megjithatë, gjatë viteve projekti u përball me mosmarrëveshje mes industrive të mbrojtjes të dy vendeve, mospajtime për financimin dhe vonesa të vazhdueshme.

Tërheqja e Gjermanisë përbën një tjetër goditje për bashkëpunimin franko-gjerman në fushën e mbrojtjes.

Njoftimi vjen vetëm katër muaj pas dështimit të projektit tjetër të madh evropian, FCAS, i cili synonte zhvillimin e avionit luftarak të gjeneratës së ardhshme nga Franca, Gjermania dhe Spanja.

Dy projektet ishin konsideruar si shtylla të rëndësishme të përpjekjeve evropiane për zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake dhe për reduktimin e varësisë nga sistemet amerikane. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut” | Momenti