Gishti ju bëhet papritur i bardhë, pastaj blu dhe i kuq? Çfarë tregon ky ndryshim dhe kur duhet të shqetësoheni

Gishti ju bëhet papritur i bardhë, pastaj blu dhe i kuq? Çfarë tregon ky ndryshim dhe kur duhet të shqetësoheni

Gishti ju bëhet papritur i bardhë, pastaj blu dhe i kuq? Çfarë tregon ky ndryshim dhe kur duhet të shqetësoheni

Një ndryshim i pazakontë i ngjyrës së gishtave mund të ndodhë edhe pas një kontakti të shkurtër me të ftohtin. Shkaku lidhet me qarkullimin e gjakut, por në disa raste mund të paralajmërojë një sëmundje më serioze

Sponsor 3M Express

Imagjinoni që njëri gisht i dorës t’ju bëhet krejtësisht i bardhë, sikur të mos ketë fare gjak, ndërsa gishtat e tjerë ruajnë ngjyrën normale. Pas disa minutash, i njëjti gisht merr ngjyrë të kaltër dhe më pas skuqet dukshëm.

Kjo nuk është pasojë e domosdoshme e ndonjë dëmtimi, por një reagim karakteristik i enëve të gjakut, i njohur si fenomeni Raynaud.

Sipas të dhënave mjekësore, kjo gjendje prek afërsisht 3–5 për qind të popullsisë dhe shfaqet më shpesh te gratë.

Pse gishtat ndryshojnë ngjyrë?

Fenomeni Raynaud zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj të ftohtit ose stresi emocional.

Në kushte normale, organizmi i ngushton enët periferike të gjakut për të ruajtur temperaturën e organeve jetësore. Mirëpo, te personat me këtë fenomen, reagimi është i tepruar.

Enët e vogla të gjakut në gishta ngushtohen papritmas, duke kufizuar ndjeshëm qarkullimin. Ndonjëherë mjafton vetëm mbajtja e një gote me pije të ftohtë për ta shkaktuar këtë reagim.

Sipas Institutit Kombëtar Amerikan për Artritin dhe Sëmundjet Muskuloskeletore e të Lëkurës (NIAMS), ndryshimi i ngjyrës zakonisht kalon nëpër tri faza:

E bardhë: Qarkullimi i gjakut zvogëlohet ndjeshëm.
Blu: Indet marrin më pak oksigjen.
E kuqe: Qarkullimi rikthehet dhe enët e gjakut zgjerohen.

Gjatë këtyre episodeve mund të shfaqen edhe mpirje, therje, ndjesi të ftohti ose dhimbje.

Megjithatë, jo çdo person i përjeton të tri ndryshimet e ngjyrës, transmeton Telegrafi.

Gratë preken më shpesh, por a është gjithmonë i padëmshëm?

Sipas Manualit Merck, rreth 80–90 për qind e rasteve i përkasin formës primare të fenomenit Raynaud.

Kjo do të thotë se gjendja nuk shoqërohet me ndonjë sëmundje tjetër. Zakonisht është e pakëndshme, por rrallë shkakton komplikime serioze.

Megjithatë, forma sekondare mund të lidhet me sëmundje të tjera, veçanërisht me çrregullime autoimune.

Një prej tyre është skleroderma, sëmundje që mund të prekë lëkurën, enët e gjakut dhe organet e brendshme.

Fenomeni Raynaud mund të shoqërohet edhe me lupusin dhe disa sëmundje të tjera reumatologjike.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Vëmendje të veçantë kërkojnë rastet kur simptomat shfaqen për herë të parë pas moshës 40-vjeçare, kur njëra dorë preket shumë më tepër se tjetra ose kur sulmet bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Shenja të tjera shqetësuese janë plagët që nuk shërohen, ënjtja e gishtave, trashja e lëkurës dhe ndryshimet e vogla në enët e gjakut rreth thonjve.

Në këto raste rekomandohet vlerësimi nga mjeku, përfshirë reumatologun kur dyshohet për sëmundje autoimune.

Nëse gishti mbetet i bardhë ose blu, ka dhimbje të forta që nuk qetësohen, ose shfaqen shenja të dëmtimit të indeve, nevojitet vlerësim urgjent mjekësor.

Si t’i lehtësoni simptomat?

Te format e lehta, ngrohja e trupit është ndër masat më të dobishme. Nuk mjafton të ngrohni vetëm duart; rëndësi ka të mbani ngrohtë edhe kokën, kraharorin dhe pjesën tjetër të trupit.

Gjatë një episodi, zhvendosuni në ambient të ngrohtë dhe ngrohini duart gradualisht, për shembull me ujë të vakët, jo të nxehtë.

Shmangia e duhanit, mbrojtja nga temperaturat e ulëta dhe menaxhimi i stresit mund të ndihmojnë në zvogëlimin e episodeve.

Fenomeni Raynaud në shumicën e rasteve nuk është i rrezikshëm, por kur simptomat bëhen të shpeshta, të dhimbshme ose ndryshojnë karakter, është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i tyre. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Jashtë standardeve të lejuara”, rekomandohet të mos përdoret uji për pije në këto zona

“Jashtë standardeve të lejuara”, rekomandohet të mos përdoret uji për pije në këto zona

Bayerni ndalet nga Kölni, shqetësim i madh për lëndimet e Kane dhe Olise

Bayerni ndalet nga Kölni, shqetësim i madh për lëndimet e Kane dhe Olise

Reagimi i Nichit kur dëgjoi brohoritjet e publikut në studio…(VIDEO)

Reagimi i Nichit kur dëgjoi brohoritjet e publikut në studio…(VIDEO)