Gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda ka bërë me dije se numri i protestuesve ka nisur të rritet para ndërtesave institucionale të vendit në shesh.
Sipas saj, pos protestuesve, edhe numri i forcave policore tashmë ka nisur të shtohet.
“Protesta vazhdon të jetë e qetë gjatë ditës së sotme. Aktualisht numri i protestuesve ka nisur të rritet, sikurse edhe numri i zyrtarëve policorë. Kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë përforcime policore. Protestuesit na kanë thënë se sot mund të jetë edhe më rrezik se dje, andaj nga OVL kanë shpërndarë edhe maska”, tha gazetarja Hoda.
Ajo theksoi se zyrtarët policorë po përgatiten me mjetet e tyre mbrojtëse.
Ndiqeni deklarimin e saj:




