Gaxherri: Rritja e pagave nuk e lufton e vetme inflacionin, shteti duhet ta mbështesë prodhimin vendor

Gazetari Ardian Gaxherri ka deklaruar se rritja e pagave nuk është e mjaftueshme për ta luftuar inflacionin, duke thënë se shteti duhet të hartojë një strategji për mbështetjen e prodhimit vendor.

Sponsor 3M Express

Gaxherri, në emisionin “Kosova Today”, tha se oferta dhe kërkesa duhet të jenë të balancuara, ndërsa vlerësoi se nevojiten politika konkrete për të mbrojtur dhe promovuar produktet vendore.

“Unë besoj që shteti nuk mundet vetëm me rrit paga dhe me prit që inflacioni po luftohet. Shteti patjetër duhet të krijojë një strategji për mbështetjen e prodhimit vendor”, deklaroi ai.

Gaxherri kritikoi mungesën e politikave për rregullimin e importit në periudhat kur produktet bujqësore vendore dalin në treg, duke marrë si shembull domatet.

“Ministria e Bujqësisë asnjëherë nuk ka pasur politika që të krijojë hapësirë për shitjen e produkteve tona. Tregu është i stërmbushur me produkte të tjera dhe, për këtë arsye, po na shkojnë poshtë edhe produktet tona”, deklaroi Gaxherri në Klan Kosova.

Lexo edhe

“La Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën dhe vendimin e Spallettit

“La Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën dhe vendimin e Spallettit

Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

Ekskluzive në RTK: Flasin senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

Ekskluzive në RTK: Flasin senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin