Fshehu shtëpinë dhe pensionin në Kosovë për të marrë ndihma sociale në Austri, detyrohet të kthejë 9 mijë euro

Një kosovari që jetonte në qytetin e Welsit në Austri i është ndërprerë ndihma sociale, pasi autoritetet zbuluan se kishte fshehur pasurinë dhe të ardhurat nga pensioni që merrte në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Përveç ndërprerjes së ndihmës, atij i është kërkuar të kthejë afro 9 mijë euro, të cilat i kishte përfituar nga institucionet austriake. Sipas Komunës së Welsit, kjo shumë tashmë është shlyer përmes pagesave me këste.

Rasti është bërë publik nga vetë Komuna e Welsit, përmes një njoftimi zyrtar të publikuar më 2 nëntor 2026.

Sipas autoriteteve, dyshimet nisën pas disa kontrolleve në banesën e personit, ku zyrtarët komunalë nuk arritën ta gjenin.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte në pronësi një shtëpi në Kosovë dhe merrte pension atje. Këto të ardhura dhe pasuri nuk i kishte deklaruar pranë institucioneve austriake, ndërkohë që vazhdonte të përfitonte ndihmë sociale.

“Pas disa vizitave në banesë, gjatë të cilave personi nuk u gjet, u konstatua se ai zotëronte një shtëpi në Kosovë dhe merrte atje edhe pension, pa i deklaruar këto pranë autoriteteve. Ndihma sociale iu ndërpre dhe personi u denoncua. Shuma prej afro 9 mijë eurosh, e kërkuar për kthim, u shlye me këste”, thuhet në njoftimin e Komunës së Welsit.

Komuna ka bërë të ditur se rasti është pjesë e kontrolleve ndaj keqpërdorimit të ndihmës sociale në këtë qytet.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Marta Kos: Bashkimi Evropian po dialogon me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Marta Kos: Bashkimi Evropian po dialogon me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Rafael Nadal pritet të marrë një rol drejtues te Real Madridi

Rafael Nadal pritet të marrë një rol drejtues te Real Madridi