Francë, mijëra qytetarë protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Francë, mijëra qytetarë protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Francë, mijëra qytetarë protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Protestat, të cilat fillimisht u nxitën nga nxënësit e shkollave të mesme në mesin e shtatorit, janë zgjeruar gradualisht përtej kërkesave për kushte më të mira në arsim. Lëvizjes i janë bashkuar sindikata, organizata studentore dhe grupe të ndryshme shoqërore, të cilat kundërshtojnë vështirësitë ekonomike dhe atë që e konsiderojnë përkeqësim të shërbimeve publike.

Në Paris, disa mijëra demonstrues u mblodhën në Place de la République. Marshimi u karakterizua nga muzikë, pankarta dhe aktivitete të organizuara nga pjesëmarrësit. Në mesin e tyre kishte edhe përfaqësues të së majtës politike dhe mbështetës të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë.

Sponsor 3M Express

Pakënaqësia e të rinjve ndaj kushteve ekonomike u theksua edhe nga sekretarja e përgjithshme e sindikatës studentore Unef, Manon Moret.

“Sot, të rinjtë në shumë vende po përjetojnë pasiguri ekonomike. Ata detyrohen të zgjedhin mes sigurimit të një çatie mbi kokë, marrjes së shërbimeve shëndetësore dhe mundësisë për t’u ushqyer mjaftueshëm”, deklaroi Moret.

Mesazhi i protestuesve u pasqyrua edhe në pankartat e vendosura gjatë marshimit, ku njëra prej tyre mbante mbishkrimin: “Dua të jetoj, jo thjesht të mbijetoj”.

Përveç çështjeve ekonomike, në qendër të kundërshtimeve ishte edhe një ligj i miratuar nga Parlamenti francez, i cili parasheh rritjen e mbrojtjes ligjore për pjesëtarët e forcave të rendit në rastet e përdorimit të armëve të shërbimit. Ky vendim është kundërshtuar nga përfaqësues të së majtës politike, ndërsa protestuesit shfaqën pankarta me mesazhin: “Jo licencës për të vrarë”.

Në protestë morën pjesë edhe organizata që mbrojnë të drejtat e qiramarrësve, duke ngritur shqetësimin për vështirësitë në sigurimin e banesave me çmime të përballueshme. Në shesh u vendosën gjithashtu varre simbolike, përmes të cilave protestuesit shprehën pakënaqësinë për gjendjen e sistemit arsimor dhe sigurimeve shoqërore.

Lëvizja nuk është kufizuar vetëm brenda kufijve francezë. Demonstrata të udhëhequra nga të rinjtë dhe punëtorët janë organizuar edhe në më shumë se 20 vende, përfshirë Spanjën, Portugalinë, Gjermaninë dhe Greqinë. Në to janë ngritur shqetësime për shtrenjtimin e jetesës, shpenzimet ushtarake dhe krizën klimatike.

Megjithatë, mobilizimi në Francë ka shënuar rënie të pjesëmarrjes krahasuar me protestat e mëparshme. Ministria e Brendshme franceze njoftoi se tubimet e së shtunës nisën në një atmosferë përgjithësisht të qetë.

Autoritetet kanë angazhuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin, ndërsa kontrollet janë shtuar edhe në transportin publik në Paris dhe rrethinë.

Edhe pse shumica e tubimeve janë zhvilluar në mënyrë paqësore, protestat e muajit të kaluar u shoqëruan në disa raste me përleshje ndërmjet demonstruesve dhe policisë, plaçkitje të dyqaneve dhe dëmtim të ndërtesave.

Mobilizimi i fundit zhvillohet në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, ndërsa çështjet ekonomike dhe sociale vazhdojnë të jenë pjesë e debatit publik në Francë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

Gjesti i veçantë i Real Madridit për të ndjerin Jesús de Miguel, homazhe në “Santiago Bernabéu” para ndeshjes me Celta Vigon

Gjesti i veçantë i Real Madridit për të ndjerin Jesús de Miguel, homazhe në “Santiago Bernabéu” para ndeshjes me Celta Vigon

Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë

Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë

Francë, mijëra qytetarë protestojnë kundër rritjes së çmimeve | Momenti