Florent Hajdini zgjedh Kosovën, heq dorë nga Austria

Florent Hajdini zgjedh Kosovën, heq dorë nga Austria

Florent Hajdini zgjedh Kosovën, heq dorë nga Austria

Për Florent Hajdinin, dy ditët e fundit kanë qenë të mbushura me emocione dhe ndryshime të shpejta në vendimmarrje.

Sponsor 3M Express

Futbollisti 20-vjeçar fillimisht ishte në listën rezervë për grumbullimin e nëntorit të Përfaqësueses U21 të Austrisë. Megjithatë, më pak se 48 orë më vonë, ai ndryshoi mendje dhe vendosi që në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën, vendin e origjinës së prindërve të tij.

“Për mua ishte një çështje e zemrës. Dy ditët e fundit kanë qenë një çmenduri e vërtetë”, deklaroi Hajdini në një intervistë për “Sky” të Austrisë.

Sipas medias austriake, një nga faktorët vendimtarë në këtë zgjedhje ishte një bisedë e gjatë telefonike me trajnerin e Kosovës U21, Hekuran Kryeziu. Ky i fundit ka zhvilluar 247 ndeshje në Superligën e Zvicrës dhe 29 paraqitje me kombëtaren e Kosovës. Edhe Kryeziu kishte kaluar në përfaqësimin e Kosovës, pasi gjatë karrierës së tij të re kishte luajtur për grupmoshat e Zvicrës.

Megjithatë, Hajdini meritën për realizimin e shpejtë të këtij ndryshimi ia atribuon edhe trajnerit të SKU Amstetten, Andreas Gahleitner, i cili përveç detyrës në klub, është edhe ndihmëstrajner i Peter Perchtoldit te Përfaqësuesja U21 e Austrisë.

“Trajneri e kuptoi dëshirën time për të luajtur për Kosovën. I jam shumë mirënjohës për këtë. Natyrisht, jam mirënjohës edhe ndaj Federatës Austriake të Futbollit (OFB), pasi kam luajtur për Austrinë nga U16 deri te U19. Në fund, nuk ishte një vendim kundër Austrisë, por një vendim në favor të Kosovës”, u shpreh Hajdini.

Mesfushori defansiv iu bashkua Amstettenit gjatë verës, pas aventurave në Akademinë Red Bull dhe te Wolfsberger AC.

I pyetur nëse synimi i tij i radhës është të kalojë edhe në Kombëtaren A të Kosovës, Hajdini u përgjigj me maturi.

“Natyrisht, është një synim i madh. Të gjithë duan të arrijnë nivelin më të lartë, si me klubin, ashtu edhe me Përfaqësuesen. Jam i ri dhe kam shumë ambicie, por duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Te Amstetteni kam një ambient shumë të mirë ku mund të zhvillohem nga një stërvitje në tjetrën. Ndërsa te Kosova shoh një zhvillim vërtet të mirë, në të cilin dua të jap kontributin tim”, tha ai.

Hajdini mund të bëhet futbollisti i radhës që kalon nga përfaqësimi i Austrisë në atë të Kosovës. Para tij, këtë rrugë e kanë ndjekur Atdhe Nuhiu, Vesel Demaku dhe së fundmi Dardan Shabanhaxhaj. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Fundi i një epoke: Ronaldo pensionohet nga Kombëtarja e Portugalisë

Fundi i një epoke: Ronaldo pensionohet nga Kombëtarja e Portugalisë

Bruno Fernandes zbulon arsyen e rezultateve të dobëta të Man Utd këtë sezon

Bruno Fernandes zbulon arsyen e rezultateve të dobëta të Man Utd këtë sezon

Franca përgatitet për greva dhe protesta masive, pesë sindikata bëhen bashkë për mobilizim kombëtar

Franca përgatitet për greva dhe protesta masive, pesë sindikata bëhen bashkë për mobilizim kombëtar