FFK njofton klubet për datën e hedhjes së shortit për Kupën e Kosovës

FFK njofton klubet për datën e hedhjes së shortit për Kupën e Kosovës

FFK njofton klubet për datën e hedhjes së shortit për Kupën e Kosovës

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në orën 14:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes Komisionit të Garave, ka njoftuar klubet dhe opinionin për datën e hedhjes së shortit për fazën e 1/16-tës së finales së Kupës së Kosovës.

Sipas njoftimit të FFK-së, shorti do të tërhiqet të premten, më 27 nëntor, duke filluar nga ora 14:00, në selinë e federatës.

Në këtë fazë të garës do të përfshihen skuadrat e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, ndërsa fituesit e çifteve do të sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales.

Me hedhjen e shortit do të mësohen përballjet e radhës në garën për trofeun e Kupës së Kosovës.

Fituesi i edicionit të fundit të Kupës së Kosovës ishte Dukagjini, i cili mposhti Ferizajn në finale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Katër të vdekur dhe 35 të lënduar nga zjarri në një termocentral në Irak, flakët përfshijnë edhe shtëpitë përreth

Katër të vdekur dhe 35 të lënduar nga zjarri në një termocentral në Irak, flakët përfshijnë edhe shtëpitë përreth

Tërhiqet shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, FFK-ja cakton datën dhe orën

Tërhiqet shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, FFK-ja cakton datën dhe orën

Djali i Hashim Thaçit reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë: Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot

Djali i Hashim Thaçit reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë: Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot