Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi nga ora 13:00.
Ekipi i Elon Berishës vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Dukagjinit dhe një barazimi ndaj Malishevës, kështu që dëshiron të vazhdojë formën e mirë me një rezultat pozitiv para tifozëve të vetë.
Në anën tjetër, ekipi i Sami Sermaxhajt ka dy fitore radhazi dhe gjithashtu dëshiron të vazhdoj serinë pozitive të rezultateve për t’u ngjitur edhe më tutje në tabelë.
Feronikeli ’74: Në pritje..
Ballkani: Selmani; Diene, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanhadzovic, Domgjoni; Klinaku, Giovanni, Hamidi; Berisha;
/Telegrafi/




