Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania, entuziazmi i fansave për këtë edicion nuk ka të ndalur.

Sponsor 3M Express

Madje, këtë vit kanë nisur edhe spekulimet e shumta rreth emrave që mund t’i bashkohen spektaklit si banorë.

Kjo temë u diskutua edhe gjatë emisionit “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, ku u përmendën disa personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij formati.

Në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarkulluar në rrjetet sociale si kandidatë të mundshëm për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në mesin e emrave të përmendur ishin Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero.

Ky i fundit, madje, ishte përfolur fillimisht edhe si një nga emrat e mundshëm të Big Brother VIP Kosova, por në natën e nisjes së spektaklit nuk u bë pjesë e shtëpisë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e personazheve të përmendur në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania. Mbetet të shihet se cilët prej tyre do të jenë vërtet pjesë e këtij edicioni dhe nëse do të ketë surpriza të tjera për publikun. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Dukagjin Lekaj deklarohet i pafajshëm për tentimvrasjen e Andi Pajazitit në “Bon Vivant”, pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje

LEX | Dukagjin Lekaj deklarohet i pafajshëm për tentimvrasjen e Andi Pajazitit në “Bon Vivant”, pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje

Mbi 2300 gjoba trafiku për 24-orë

Mbi 2300 gjoba trafiku për 24-orë

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit | Momenti