Fatjona Kasapi kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Fatjona Kasapi kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Fatjona Kasapi kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi, ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen e saj në Grand Prix Zagreb 2026, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas dy fitoreve të rëndësishme në këtë turne.

Sponsor 3M Express

Kasapi e nisi garën në kategorinë e saj me një përballje ndaj xhudistes serbe Andrea Stojadinov, të cilën arriti ta mposhtte me Yuko, duke kaluar me sukses pengesën e parë.

Në xhiron e dytë, xhudistja kosovare u përball me austriaken Carina Klaus-Sternwieser. Edhe në këtë duel, Kasapi tregoi paraqitje të mirë dhe arriti të fitojë me Yuko, duke siguruar kështu një vend në mesin e tetë xhudisteve më të mira të kategorisë.

Tani, Kasapin e pret një sfidë e rëndësishme në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Me dy fitore të regjistruara deri më tani, Kasapi synon të vazhdojë me rezultate pozitive në Zagreb dhe të bëjë një tjetër hap drejt medaljes në këtë garë prestigjioze të xhudos. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rama sqaron rastin e tjetërsimit të pronave në Prishtinë: I dyshuari nuk është punonjës i Komunës

Rama sqaron rastin e tjetërsimit të pronave në Prishtinë: I dyshuari nuk është punonjës i Komunës

E rëndë në Austri – 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

E rëndë në Austri – 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes