Faqja për të rritur, Pornhub është rikthyer në Australi, tetë muaj pasi u tërhoq nga tregu australian për shkak të ligjeve të reja për verifikimin e moshës. Megjithatë, rikthimi nuk është i hapur për të gjithë përdoruesit: vetëm të rriturit që përdorin pajisje Apple mund të kenë akses në platformë.

Kompania mëmë e Pornhub, Aylo, njoftoi të mërkurën se ka rikthyer aksesin për “përdoruesit e rritur të kualifikuar në Australi” që kanë konfirmuar moshën përmes sistemit të verifikimit të moshës të Apple në Australi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Faqja u largua nga tregu australian në muajin mars, pasi autoritetet vendosën rregulla të reja që kërkojnë nga përdoruesit të dëshmojnë se janë mbi 18 vjeç për të aksesuar përmbajtje për të rritur.
Në atë kohë, kompania argumentoi se masat nuk do të garantonin mbrojtjen e fëmijëve dhe paralajmëroi për rreziqe të privatësisë së të dhënave, si dhe për mundësinë që përdoruesit të ekspozoheshin ndaj përmbajtjeve nga platforma që nuk respektojnë rregullat.




