Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, ndaj Gecit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa për këtë kërkesë pritet të vendosë gjykata kompetente.
Geci dyshohet për përfshirje në një rast të kanosjes, ndërsa kërkesa e Prokurorisë për paraburgim nuk nënkupton se i njëjti është shpallur fajtor.
Vendimi për caktimin ose jo të masës së paraburgimit mbetet në kompetencë të gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Prokuroria kërkon një muaj paraburgim Gani Gecin, i dyshuar për kanosje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




