Estonia mbyll kufirin me Rusinë më 1 dhjetor, ministri i Jashtëm: Duhet të sigurojmë Evropën

Estonia mbyll kufirin me Rusinë më 1 dhjetor, ministri i Jashtëm: Duhet të sigurojmë Evropën

Estonia mbyll kufirin me Rusinë më 1 dhjetor, ministri i Jashtëm: Duhet të sigurojmë Evropën

Estonia do ta mbyllë kufirin e saj me Rusinë më 1 dhjetor, në përgjigje të shqetësimeve në rritje për sigurinë dhe veprimeve që Moska dyshohet se po ndërmerr kundër vendeve evropiane.

Sponsor 3M Express

Vendimin e ka konfirmuar të premten në Baku ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, i cili ka theksuar se masa është e nevojshme për të mbrojtur vendin dhe sigurinë e Evropës.

“Nuk jemi të lumtur për këtë, por duhet të reagojmë dhe gjithashtu duhet të sigurojmë Evropën”, ka deklaruar Tsahkna.

Duke folur për gazetarët gjatë hapjes zyrtare të ambasadës estoneze në kryeqytetin e Azerbajxhanit, kryediplomati ka paralajmëruar se Estonia, e cila ndan kufi me Rusinë, është përballur me shtim të rasteve të sabotimit dhe sulmeve ruse që kanë shënjestër vendet evropiane.

Vizita e Tsahknas në Baku vjen në kohën kur Estonia po synon të forcojë praninë e saj diplomatike në Kaukazin Jugor. Ai e ka cilësuar hapjen e ambasadës së re në Azerbajxhan si dëshmi të angazhimit afatgjatë të vendit të tij në këtë rajon.

“Për ne, çdo ambasadë ka një vlerë të madhe”, tha ai, duke e cilësuar vendimin për të hapur një mision diplomatik në Azerbajxhan si “të mirëllogaritur”.

“Kombet tona kanë një histori të gjatë të përbashkët, ndajnë të njëjtat pikëpamje, kanë shumë marrëdhënie personale, por përballen edhe me sfida të njëjta dhe kanë interesa të përbashkëta në arenën globale”, u shpreh Tsahkna.

Ai ka bërë të ditur se takimi i komisionit ndërqeveritar, i mbajtur në fillim të këtij muaji, ka ndihmuar në përcaktimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit, ku do të përfshihen institucionet publike dhe kompanitë private.

Sipas tij, roli i Azerbajxhanit në sigurinë energjetike rajonale dhe evropiane, si dhe zhvillimi i “Korridorit të Mesëm”, që lidh Azinë me Evropën përmes boshtit Lindje-Perëndim, janë ndër interesat kryesore të Estonisë.

Kryediplomati estonez ka vlerësuar gjithashtu se procesi i paqes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë krijojnë mundësi të reja për rajonin e Kaukazit Jugor, i cili për një kohë të gjatë ka qenë nën ndikimin e Rusisë.

Estonia ka hapur një ambasadë edhe në Armeni në fillim të këtij viti, duke dëshmuar synimin për të zgjeruar praninë dhe bashkëpunimin diplomatik në rajon.

Tsahkna ka shprehur interesimin e vendit të tij për bashkëpunim me Azerbajxhanin në fushën e digjitalizimit, inteligjencës artificiale dhe sektorëve të tjerë teknologjikë, si dhe për shfrytëzimin e mundësive që krijohen nga zgjerimi i partneriteteve tregtare globale të Bashkimit Evropian.

Pas takimit dypalësh me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ministri i Jashtëm estonez ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i interesuar të ndërtojë një bashkëpunim më praktik dhe afatgjatë me Azerbajxhanin, veçanërisht në fushat e tregtisë, energjisë dhe ndërlidhjes rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sky Sport: Rënie e formës së Xherdan Shaqirit te Baseli

Sky Sport: Rënie e formës së Xherdan Shaqirit te Baseli

Pse Jude Bellingham përjashtohet nga rregulli i rreptë i Realit për veturat?

Pse Jude Bellingham përjashtohet nga rregulli i rreptë i Realit për veturat?

12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë

12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë