Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kanë arritur në shesh, ku po mbahet protesta.
Protesta po vazhdon edhe sonte, ndërsa protestuesit po kërkojnë votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për votimin e këtij ligji, duke e cilësuar këtë si kërkesën e tyre kryesore./Klankosova.tv




