Ekskluzive | Tre të burgosur dyshohet se rrahën Endrit Gashin në Dubravë – gardianët ndërhyjnë me sprej, Policia hyn në burg për hetime

Përleshje mes të burgosurve, ndërhyrje e zyrtarëve korrektues me sprej dhe hetime policore brenda burgut të Dubravës. Gazeta Sinjali ka siguruar informacione për një incident të rëndë, ku tre të burgosur dyshohet se kanë sulmuar fizikisht Endrit Gashin. Por përtej dhunës, në këtë rast janë ngritur edhe dyshime serioze se informacione për persona që bashkëpunojnë me autoritetet janë zbuluar brenda institucionit korrektues.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e Sinjalit, në sulmin ndaj Endrit Gashit dyshohet se janë përfshirë Dijon Beka, Gani Berisha dhe Arben Rama.

Të njëjtat informacione tregojnë se situata është përshkallëzuar deri në atë pikë sa zyrtarët korrektues kanë ndërhyrë me sprej për të ndalur dhunën.

Rreth orës 20:00, Policia ka hyrë në ambientet e burgut për të zhvilluar intervistime lidhur me incidentin.

Por ajo që e bën këtë rast veçanërisht shqetësues është informacioni për motivin e mundshëm të përleshjes.

Burimet e Sinjalit kanë ngritur dyshime se zyrtarë korrektues u kanë përcjellë të burgosurve informacione për persona që dyshohet se shërbejnë si informatorë brenda burgut.

Nëse këto dyshime konfirmohen, çështja nuk kufizohet vetëm te një përleshje mes të burgosurve, por prek drejtpërdrejt sigurinë e tyre dhe përgjegjësinë e personave të ngarkuar me ruajtjen e rendit brenda institucionit.

Ende nuk është konfirmuar shkalla e lëndimeve të Endrit Gashit, ndërsa mbetet të sqarohet nëse incidenti ka lidhje të drejtpërdrejtë me pretendimet për zbulimin e informacioneve konfidenciale.

Po ashtu, nuk ka konfirmim se ndonjë zyrtar korrektues është përfshirë në shpërndarjen e informacioneve të tilla.

Sinjali do të kërkojë sqarime nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia për rrethanat e incidentit, ndërhyrjen e stafit dhe veprimet hetimore të ndërmarra.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vazhdojnë aksionet për largimin e deponive ilegale në Pejë

Vazhdojnë aksionet për largimin e deponive ilegale në Pejë

Prattipati takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Prattipati takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Anu Prattipati takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Roberto Vergori – në fokus siguria në Kosovë

Anu Prattipati takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Roberto Vergori – në fokus siguria në Kosovë

Ekskluzive | Tre të burgosur dyshohet se rrahën Endrit Gashin në Dubravë – gardianët ndërhyjnë me sprej, Policia hyn në burg për hetime | Momenti