Sinjali ka zbuluar identitetin e personit të ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Nebi Alshiqin.
Rasti, për të cilin Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 13 tetor, lidhet me dyshimet se informacione zyrtare për prona të caktuara u janë zbuluar personave të paautorizuar në këmbim të ryshfetit.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, veprimet e dyshuara janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe.
Ndalimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë mes Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK).
Nebi Alshiqi dyshohet për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa organet kompetente pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




