Ekskluzive | Goditet grupi i dyshuar për mashtrime me SMS në Kosovë – mbi 150 raste vetëm në Prishtinë, bastisje edhe në Prizren

Ekskluzive | Goditet grupi i dyshuar për mashtrime me SMS në Kosovë – mbi 150 raste vetëm në Prishtinë, bastisje edhe në Prizren

Ekskluzive | Goditet grupi i dyshuar për mashtrime me SMS në Kosovë – mbi 150 raste vetëm në Prishtinë, bastisje edhe në Prizren

Hetimet për një skemë të gjerë mashtrimesh përmes SMS-ve, ku qytetarëve u janë marrë të dhënat bankare duke u paraqitur rrejshëm si institucione shtetërore dhe banka, kanë çuar në identifikimin dhe procedimin e disa personave të dyshuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Njësia e Krimeve Kibernetike ka hetuar ankesa të shumta të qytetarëve, të cilët dyshohet se janë mashtruar përmes mesazheve që paraqiteshin kinse vinin nga Policia e Kosovës, banka, ATK-ja apo platforma e-Kosova.

Sponsor 3M Express

Përmes këtyre mesazheve, sipas dyshimeve hetimore, janë siguruar të dhëna të kartelave bankare, të cilat më pas janë përdorur për transferime të parave, tërheqje të mjeteve apo blerje online.

Në kuadër të hetimeve, më 4 qershor 2026, në lagjen Dragodan në Prishtinë, ishte arrestuar Angel Ognyanov Ralchev, ndërsa gjatë kontrollit të apartamentit ishin sekuestruar dy telefona, katër SIM kartela, tetë kartela bankare, pajisje të tjera teknologjike dhe një automjet. Atij më pas i ishte caktuar një muaj paraburgim.

Katër ditë më vonë, më 8 qershor, në Prizren ishte arrestuar edhe Florian Imer Hoti, ndërsa gjatë kontrolleve në dy lokacione në Krushë të Madhe ishin sekuestruar prova materiale që dyshohet se ndërlidhen me rastin.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, hetimet kanë nxjerrë dyshime për një grup të strukturuar kriminal, ndërsa vetëm në rajonin e Prishtinës janë identifikuar mbi 150 raste mashtrimi, me një dëm financiar të konsiderueshëm.

Hetuesit kanë identifikuar edhe persona të tjerë që dyshohet se lidhen me skemën, ndërsa veprimet hetimore për lokalizimin dhe verifikimin e rolit të tyre kanë vazhduar.

Në zhvillimin më të fundit, më 8 tetor 2026, hetuesit kanë realizuar një urdhërkontroll në Prizren, me asistencë të njësive kompetente.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar disa SIM kartela, të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, pas përfundimit të procedurave, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Mashtrimi”, ndërsa hetimet për personat e tjerë të dyshuar po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Goditet grupi i dyshuar për mashtrime me SMS në Kosovë – mbi 150 raste vetëm në Prishtinë, bastisje edhe në Prizren appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E mitura denoncon dhunë të vazhdueshme nga nëna dhe njerku në Pejë – kishte lëndime të dukshme, të dy arrestohen

E mitura denoncon dhunë të vazhdueshme nga nëna dhe njerku në Pejë – kishte lëndime të dukshme, të dy arrestohen

QMK: Janë shuar 27 zjarre, katër janë ende aktiv

QMK: Janë shuar 27 zjarre, katër janë ende aktiv

Nesër Rame Lahaj ngjitet në skenën e Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

Nesër Rame Lahaj ngjitet në skenën e Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

Ekskluzive | Goditet grupi i dyshuar për mashtrime me SMS në Kosovë – mbi 150 raste vetëm në Prishtinë, bastisje edhe në Prizren | Momenti