Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji

Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji

Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji

Një rast i rëndë i dhunës është zbuluar në Komoran të Drenasit, ku një i ri dyshohet se është marrë nga shtëpia nga tre persona, është dërguar në një punëtori dhe është sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Pas sulmit, të dyshuarit dyshohet se e kanë kthyer viktimën në fshatin e tij dhe e kanë lënë të shtrirë para shtëpisë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, kur Mërgim Ibriqi, Blinor Cakiqi dhe Ndriçim Cakiqi dyshohet se kanë shkuar me veturë te shtëpia e Labinot Dobrunës (2000), në fshatin Llozicë të Malishevës.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, tre të dyshuarit e kanë marrë Dobrunën me veturë dhe e kanë dërguar në Komoran, në rrugën “Ali Lladrovci”, te punëtoria “Moto Heli”, në pronësi të Mërgim Ibriqit.

Pikërisht aty dyshohet se ka ndodhur sulmi i rëndë.

Pasi e kanë nxjerrë nga vetura, tre personat dyshohet se e kanë goditur fizikisht viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Por, sipas dyshimeve, dhuna nuk ka përfunduar me kaq.

Pas sulmit, të dyshuarit e kanë futur sërish në veturë, e kanë kthyer në Llozicë dhe dyshohet se e kanë hedhur në tokë pranë derës së shtëpisë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

I riu është gjetur më vonë nga një fqinje, e cila ka ndihmuar që ai të marrë trajtim mjekësor.

Fillimisht, Dobruna është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.

Sipas informatave mjekësore të përcjella në kuadër të rastit, viktima ka pësuar fraktura në nofull, dy brinjë të thyera dhe lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore.

Ai vazhdon të trajtohet në Repartin e Neurokirurgjisë.

Ndërkohë, më 17 tetor, rreth orës 11:00, pas kalimit të rastit për trajtim nga Policia në Malishevë, hetuesit kanë arritur të sigurojnë njërin prej personave të dyshuar, Blinor Cakiqin, 25 vjeçar.

Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa mbetet të sqarohet motivi i sulmit dhe përgjegjësia e secilit prej personave të përfshirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

Ekskluzive | E marrin nga shtëpia, e rrahin brutalisht në një punëtori në Komoran dhe e hedhin para derës – i riu përfundon në Neurokirurgji | Momenti