Ekskluzive | Detaje të reja nga vrasja në Pogragjë – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar në dhomën e ndejes, në shtëpi gjenden armë e municion

Detaje të reja janë siguruar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë brenda shtëpisë së tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:30, Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e Bajram Arifit rreth 29 vjeç.

Sponsor 3M Express

Sipas dyshimeve fillestare, viktima është qëlluar në njërën prej dhomave të ndejës, ndërsa për vrasjen dyshohet babai i tij, Remzi Arifi, i cili pas ngjarjes është larguar nga shtëpia me veturën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, Krim-teknika dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Gjatë ekzaminimit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion, përfshirë:

  • një pushkë Crvena Zastava M48
  • një pushkë gjuetie Shotgun, kalibër 12 GA
  • një pistoletë, kalibri i së cilës ende nuk është përcaktuar
  • 58 fishekë të kalibrit 12 GA
  • 10 fishekë të kalibrit 16 GA
  • 4 gëzhoja të kalibrit 12 GA

Të gjitha janë sekuestruar dhe pritet të përdoren si prova materiale gjatë procedurës së mëtejme.

Pas ngjarjes, Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë” dhe ka angazhuar patrulla e njësi të tjera në kërkim të të dyshuarit.

Deri në momentin e raportimit, Remzi Arifi ende ndodhet në arrati.

Rasti po hetohet për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Detaje të reja nga vrasja në Pogragjë – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar në dhomën e ndejes, në shtëpi gjenden armë e municion appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës