Ekskluzive | Antidroga bastis shtëpinë në Gjakovë, gjen kokainë, ekstazi, MDMA, marihuanë dhe para – ky është 35-vjeçari që përfundoi në pranga

Një aksion i Antidrogës në Gjakovë ka përfunduar me arrestimin e një 35-vjeçari, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë zbuluar disa lloje substancash të dyshuara narkotike, peshore digjitale dhe para të gatshme. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po zhvillohen për dyshimet e përfshirjes në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i arrestuari është Eduard Neza, rreth 35-vjeçar, në pronën e të cilit hetuesit kanë realizuar bastisje të premten, më 13 nëntor, rreth orës 09:00.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë, në bazë të urdhëresës së lëshuar më 10 nëntor nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë gjetur dhe sekuestruar tri qese me substanca të dyshuara narkotike të llojeve kokainë, MDMA dhe ekstazi, me peshë të raportuar prej rreth 13.91 gramësh.

Po ashtu, janë sekuestruar dy qese me marihuanë, me peshë rreth 14.19 gramë, duke e çuar sasinë e përgjithshme të substancave të dyshuara në rreth 28.1 gramë.

Përveç drogës së dyshuar, Policia ka sekuestruar edhe dy peshore digjitale, 450 euro para të gatshme dhe një telefon mobil Samsung.

Për rezultatet e bastisjes është njoftuar Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj 35-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje

Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje