Egnatia e nis me barazim aventurën në Conference League

Egnatia e nis me barazim aventurën në Conference League

Egnatia e nis me barazim aventurën në Conference League

Skuadra nga Rrogozhina ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e gjashtë, kur Gruda e ka shfrytëzuar një krosim të Kryeziut nga krahu i djathtë dhe ka shënuar me kokë.

Megjithatë, epërsia e Egnatias ka zgjatur vetëm shtatë minuta. Në minutën e tridhjetë e tretë, Cho ka barazuar rezultatin me një goditje me kokë, pas një aksioni të danezëve nga krahu i djathtë.

Sponsor 3M Express

Në pjesën e parë, Midtjylland ka arritur ta dërgojë topin edhe një herë në rrjetë, por goli i Cho është anuluar për pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë është karakterizuar nga raste të shumta shënimi, me skuadrën daneze që ka ushtruar presion në kërkim të golit të fitores. Në minutën e tetëdhjetë e një, Midtjylland ka shënuar sërish, por goli është anuluar për shkak të një ndërhyrje të palejuar ndaj portierit të Egnatias, Dajsinani.

Egnatia ka pasur mundësinë ta fitojë ndeshjen në minutat shtesë, por mbrojtja daneze i ka neutralizuar tri tentativat e skuadrës shqiptare.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi