Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një 19-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një veture në Shtime, një ditë pasi ishte raportuar rasti.

Sipas njoftimit të Policisë, vjedhja ishte raportuar më 24 nëntor 2026, rreth orës 18:15, në Stacionin Policor në Shtime.
Ankuesi kishte raportuar se vetura e tipit “Golf 2”, me ngjyrë të kaltër dhe me targa vendore, ishte vjedhur nga oborri i shtëpisë së tij, në rrugën “Shote Galica” në Shtime. Çelësat e veturës kishin mbetur brenda saj.
Pas raportimit, hetuesit policorë kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe më 25 nëntor 2026 kanë arritur ta identifikojnë dhe sigurojnë të dyshuarin, M.M., 19 vjeç, i cili është intervistuar lidhur me rastin.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale “Vjedhje” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit.
Burimi: Insajderi





