E rëndë| Doli të pushonte me kolegët, por nuk u kthye më në punë – 53-vjeçari nga Istogu vdes papritur në Suharekë, trupi dërgohet për autopsi

Një pushim i zakonshëm gjatë ditës së punës është kthyer në tragjedi për një 53-vjeçar nga Istogu, i cili ka ndërruar jetë papritur në fshatin Budakovë të Suharekës. Burri po qëndronte me kolegët e tij kur, sipas dëshmitarëve, trupi filloi t’i dridhej dhe gjendja e tij u përkeqësua. Ndihma mjekësore nuk arriti t’ia shpëtonte jetën.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Elez Fetahu (53), nga Gurrakoci i Istogut, punonjës i kompanisë “Conect L.L.C.”.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 3 nëntor, rreth orës 14:30, në fshatin Budakovë, ku 53-vjeçari ndodhej së bashku me punëtorë të tjerë.

Sipas dëshmive të dhëna në Polici, punëtorët ishin duke pushuar kur Fetahut papritur i kishin filluar dridhjet e trupit.

Kolegët kanë dyshuar se mund të bëhej fjalë për një atak kardiak, por shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur patrulla policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 53-vjeçarit.

Rasti ka vënë në lëvizje edhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në lokacion për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Rreth orës 17:30, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë tërheqjen e trupit.

Për vdekjen janë njoftuar edhe familjarët e Fetahut.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa pritet që ekzaminimet mjekoligjore të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Do të të vras” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Vushtrri, Policia kontrollon banesën dhe gjen 30 fishekë, ajo strehohet në vend të sigurt

“Do të të vras” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Vushtrri, Policia kontrollon banesën dhe gjen 30 fishekë, ajo strehohet në vend të sigurt

Demokratët rrëzojnë dominimin republikan në Kongres, Trump paralajmëron veto

Demokratët rrëzojnë dominimin republikan në Kongres, Trump paralajmëron veto

Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore

Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore