“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

Afrimiteti mes Behares dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin martesor të banores.

Sponsor 3M Express

Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë komentuar raportin mes dyshes, duke shprehur mendime të ndryshme për afërsinë e tyre dhe mënyrën se si Beharja po sillet me Fuegon.

Nora u shpreh se, nëse do të ishte e martuar, nuk do të qëndronte aq afër me një mashkull tjetër, duke lënë të kuptohet se sjellja e Behares i duket e papërshtatshme.

“Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, u shpreh ajo.

Ndryshe mendon Kledja, e cila e cilësoi raportin mes Behares dhe Fuegos si një shoqëri krejtësisht normale, të paktën nga ana e këtij të fundit.

“Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.

Ndërkaq, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në kritikat e saj, duke pretenduar se Behara po e përdor statusin e saj si bashkëshorte dhe nënë kur i përshtatet, ndërsa në raportin me Fuegon, sipas saj, nuk po sillet në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

“Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu”, u shpreh Shqiponja.

Diskutimet mes banoreve kanë rikthyer në vëmendje raportin e Behares me Fuegon, i cili tashmë është bërë një nga temat që po komentohen brenda shtëpisë së BBVK 5. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Vëllai i Erona Coklit e cila u vra nga ish-bashkëshorti: Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

Vëllai i Erona Coklit e cila u vra nga ish-bashkëshorti: Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5 | Momenti