Dosja/ Kërkoheshin 550 mijë euro, lokalet dhe shtëpia në vlerë rreth një milion euro – si u arrestua në flagrancë Kaçinari

Dosja/ Kërkoheshin 550 mijë euro, lokalet dhe shtëpia në vlerë rreth një milion euro – si u arrestua në flagrancë Kaçinari

Dosja/ Kërkoheshin 550 mijë euro, lokalet dhe shtëpia në vlerë rreth një milion euro – si u arrestua në flagrancë Kaçinari

Një skemë e fajdesë dhe detyrimit, e cila dyshohet se kishte vepruar për vite me radhë në Prizren, ka marrë epilog në fazën e hetimeve. Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nga familja Kaçinari, Eduart Kaçinari dhe Anton Kaçinari. Të dy ngarkohen me veprën penale të fajdesë, ndërsa ndaj Eduart Kaçinarit rëndon edhe akuza për veprën penale të detyrimit.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi

Një takim i monitoruar nga Prokuroria dhe Policia në mars të këtij viti përfundoi me arrestimin e Eduard Kaçinarit, i cili dyshohet se po tentonte të merrte në emër të borxhit dhe kamatave pronën e një qytetari nga Prizreni.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të cilën e ka siguruar Insajderi, në këtë rast përfshiheshin edhe Anton Kaçinari dhe një tjetër i dëmtuar.

Prokuroria pretendon se B.B kishte marrë nga Anton Kaçinari 80 mijë euro me kamatë mujore prej 10 për qind, të cilat më pas ia kishte dorëzuar B.C.

Për tetë muaj rresht, sipas aktakuzës, B. Ç kishte paguar nga 8 mijë euro në muaj, duke arritur në 64 mijë euro vetëm kamatë.

Kur pagesat nuk mund të vazhdonin më, sipas Prokurorisë, në këtë çështje kishte ndërhyrë edhe Eduard Kaçinari. Fillimisht, atij i ishte kërkuar që të paguante 200 mijë euro në emër të borxhit të marrë përmes B.B ndërsa 350 mijë euro të tjera në emër të kamatave që pretendoheshin nga borxhet e mëparshme.

Kështu, shuma e përgjithshme e kërkuar kishte arritur në 550 mijë euro. Gjatë takimit të monitoruar më 9 mars 2026, sipas aktakuzës, Eduard Kaçinari kishte kërkuar 450 mijë euro dhe kishte diskutuar mundësinë që borxhi të shlyhej përmes bartjes së pronave të “Ç”.

Prokuroria pretendon se bëhej fjalë për shtëpinë dhe lokalet, me vlerë të përgjithshme rreth një milion euro.

Dy ditë më vonë, më 11 mars 2026, “Ç” së bashku me nënën e tij, ishte paraqitur në zyrën e përmbaruesit në Prizren, ku pritej të kryheshin procedurat për lirimin e pronës nga hipoteka bankare. Sipas aktakuzës, Eduard Kaçinari kishte planifikuar të paguante shumën e mbetur të kredisë bankare, rreth 140 deri në 150 mijë euro, e më pas të vazhdonin procedurat noteriale për bartjen e pronës në emër të tij.

Në dokument përshkruhet edhe momenti i arrestimit.

“Me ç’rast në aplikim të Masave të Veçanta Hetimore, ndërhyn policia dhe arrestohet në flagrancë mu para zyrës së përmbaruesit në Prizren”, thuhet në aktakuzë.

Gjatë bastisjeve të 11 marsit, Prokuroria thotë se nga Eduard Kaçinari ishin sekuestruar para të gatshme në euro dhe valuta të tjera, tre telefona, dokumente noteriale, kopje të dokumenteve personale dhe foto të pronës së familjes “Ç”.

Nga Anton Kaçinari ishin sekuestruar gjithashtu para të gatshme në disa valuta, dokumente kadastrale dhe një fletë me shënimet: “120.000, kësti 1.214.37, total kamata 25.724.4”.

Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për të dy të pandehurit, si dhe konfiskimin e përhershëm të sendeve dhe parave që pretendon se janë përfituar nga veprimtaria penale. Aktakuza ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit është ngritur më 4 nëntor 2026. Të dy akuzohen për fajde, ndërsa Eduard Kaçinari edhe për detyrim.

Lexo edhe:

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Vëllai i Erona Coklit e cila u vra nga ish-bashkëshorti: Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

Vëllai i Erona Coklit e cila u vra nga ish-bashkëshorti: Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

Dosja/ Kërkoheshin 550 mijë euro, lokalet dhe shtëpia në vlerë rreth një milion euro – si u arrestua në flagrancë Kaçinari | Momenti