E kërcënoi gruan se do ta vriste, më pas sulmoi me thikë axhën e saj dhe ia preu gishtin- Detaje tronditëse nga rasti i dhunës në familje në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, pasi dyshohet se kishte kërcënuar bashkëshorten me vrasje dhe më pas kishte sulmuar me thikë axhën e saj, të cilit ia kishte prerë një gisht.

Sponsor 3M Express

Sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec të Gjakovës, raporton Insajderii.

Rasti kishte nisur disa ditë më herët, më 18 nëntor, kur bashkëshortja e të dyshuarit, pas mosmarrëveshjeve me të, ishte larguar te familja e saj. Atë ditë, ajo kishte pranuar edhe një mesazh zanor nga bashkëshorti, në të cilin ai e kishte kërcënuar me fjalët: “O ku je, o kom me të myt, po ku je”.

Në orët e para të 21 nëntorit, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë ku ndodhej bashkëshortja dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte e të hipte në veturë, me pretendimin se dëshironte të bisedonte me të. Sipas Prokurorisë, gruaja kishte frikë për jetën e saj.

Situata ishte përshkallëzuar kur axha i bashkëshortes kishte dalë për të biseduar me të dyshuarin. Ky i fundit dyshohet se e kishte sulmuar me thikë në fytyrë, ndërsa kur viktima kishte ngritur dorën për t’u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt.

Lëndimet e tij janë evidentuar në raportin mjekësor të Shërbimit të Urgjencës në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjykatësja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

I dyshuari do të qëndrojë në paraburgim nga 21 nëntori deri më 21 dhjetor. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Përleshje fizike në Vushtrri, të dy përfundojnë të lënduar -njëri dërgohet në mbajtje

Përleshje fizike në Vushtrri, të dy përfundojnë të lënduar -njëri dërgohet në mbajtje

Vrasje në Fier, publikohet fotoja dhe emri i viktimës

Vrasje në Fier, publikohet fotoja dhe emri i viktimës

Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc

Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc