As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

Gary Neville ka dhënë një vlerësim shumë kritik për repartin defensiv të Manchester Unitedit, duke paralajmëruar se me lojtarët që aktualisht ka në dispozicion, klubi rrezikon edhe rënien nga Liga Premier.

Sponsor 3M Express

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” reagoi pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit, duke vënë në pikëpyetje edhe vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino për ta aktivizuar nga minuta e parë Matthijs de Ligtin, i cili sapo ishte rikthyer nga lëndimi.

“Nuk e kuptova vendimin për De Ligtin”, deklaroi Neville për Sky Sports, duke shprehur habinë për gatishmërinë e mbrojtësit pas paraqitjes së tij të dobët kundër Comos.

“Edhe unë kam qenë jashtë fushave për një vit dhe është shumë e vështirë të rikthehesh drejtpërdrejt në një ndeshje të tillë. E pamë në ndeshjen kundër Comos, ku ishte krejtësisht jashtë ritmit. U habita shumë që luajti, por as të tjerët nuk kanë qenë duke bërë paraqitje të mira”.

Neville beson se mbrojtja më e mirë që Manchester Unitedi mund të rreshtojë aktualisht përbëhet nga Luke Shaë, Diogo Dalot, Harry Maguire dhe Lisandro Martinez, por ai është veçanërisht i shqetësuar për alternativat e tjera në këtë repart.

Duke iu referuar një mbrojtjeje të përbërë nga Noussair Mazraoui, Patrick Dorgu, Leny Yoro dhe Ayden Heaven, ish-kapiteni anglez dha një paralajmërim të fortë.

“Kjo mbrojtje do t’ju dërgonte në një kategori më poshtë. Ky është fakt”, nënvizoi Neville.

Man Unitedi përndryshe aktualisht renditet në pozitën e 19-të në kampionatin anglez./Telegrafi/

Lexo edhe

“Kom me të myt”, e kërcënoi bashkëshorten dhe sulmoi me thikë axhën e saj në Gjakovë – një muaj paraburgim për të dyshuarin

“Kom me të myt”, e kërcënoi bashkëshorten dhe sulmoi me thikë axhën e saj në Gjakovë – një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rinovimi i Rabiot, Milani dhe lojtari afër marrëveshjes

Rinovimi i Rabiot, Milani dhe lojtari afër marrëveshjes

Nga operacionet estetike te rindërtimi i gjirit pas kancerit – kirurgia Violeta Zatriqi flet për rreziqet, paragjykimet dhe sfidat në Kosovë

Nga operacionet estetike te rindërtimi i gjirit pas kancerit – kirurgia Violeta Zatriqi flet për rreziqet, paragjykimet dhe sfidat në Kosovë