“E ka botën në këmbët e tij”, Steven Gerrard i ‘dashuruar’ me yllin e Liverpoolit

“E ka botën në këmbët e tij”, Steven Gerrard i ‘dashuruar’ me yllin e Liverpoolit

“E ka botën në këmbët e tij”, Steven Gerrard i ‘dashuruar’ me yllin e Liverpoolit

Steven Gerrard ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumohas, duke e krahasuar atë me legjendën e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, por njëkohësisht ka kërkuar që të mos ushtrohet presion i panevojshëm mbi adoleshentin.

Sponsor 3M Express

18-vjeçari ka bërë një fillim shumë të mirë të sezonit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij. Një nga ndeshjet më të mira ishte fitorja 4-0 e Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit, ku Ngumoha shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.

Megjithëse Florian Wirtz u shpall lojtari i ndeshjes, talenti anglez ishte njëri prej futbollistëve më të spikatur në atë përballje.

Paraqitjet e tij kanë bërë që të përfshihet edhe në grumbullimet e Kombëtares A të Anglisë gjatë dy periudhave të fundit ndërkombëtare, pasi më herët kishte marrë ftesë për të qenë pjesë e grupit stërvitor para Kupës së Botës.

Ish-kapiteni i Liverpoolit, Gerrard, beson se Ngumoha ka potencialin për t’u shndërruar në një futbollist të nivelit të lartë dhe sheh ngjashmëri mes zhvillimit të tij dhe fillimeve të karrierës së Giggsit te Manchester Unitedi.

“Rio do të marrë shumë më tepër vëmendje, sepse është një lojtar që i sfidon kundërshtarët në duelet një kundër një. Tani po shkon më shumë edhe nga krahu i jashtëm, duke treguar një dimension tjetër të lojës së tij.

Ai po krijon raste për gol, po luan me kokën lart. Dua të them, e gjithë bota është para tij, por situata është paksa e ngjashme me atë të Giggsit kur ishte 18 apo 19 vjeç. Duhet t’i lëmë të gjithë të flasin, ndërsa ne duhet vetëm ta mbrojmë.

Ata janë ende fëmijët tanë, të vegjlit tanë. Duhet t’i lejojmë të rriten dhe të zhvillohen”, deklaroi Gerrard./Telegrafi/

Lexo edhe

Sabah Kerjota vazhdon të shkëlqejë, regjistron asistin e gjashtë këtë sezon

Sabah Kerjota vazhdon të shkëlqejë, regjistron asistin e gjashtë këtë sezon

Manuel Neuer paralajmëron pensionimin: Ky mund të jetë viti im i fundit i karrierës

Manuel Neuer paralajmëron pensionimin: Ky mund të jetë viti im i fundit i karrierës

Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 3.500 dronë, bomba dhe raketa gjatë javës së kaluar, thotë Zelensky

Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 3.500 dronë, bomba dhe raketa gjatë javës së kaluar, thotë Zelensky