“E dimë kush ta ndali vallen” – Reagon sërish vëllai i viktimës së rastit të Gllogjanit, kërkon drejtësi

Vëllai i Ledion Hamzës, njërit prej tre viktimave të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar drejtësi për vëllain e tij.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se familja e di të vërtetën dhe se e di kush ia mori jetën Ledionit, ndërsa ka kritikuar heshtjen dhe mungesën e drejtësisë.

“Ti pusho në paqe, vëllau im. Vallja jote nuk ka mbaruar. Ne, si familje, e dimë shumë mirë se kush ta ndali vallen. E dimë të vërtetën dhe e dimë kush ta mori jetën”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Brikend Hamzaj ka thënë se familja e ka mbajtur fjalën e dhënë, ndërsa tani pret që edhe shteti ta mbajë të vetën, duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës dhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.

“Ne, si familje, i kemi dhënë fjalën shtetit të Kosovës se do të presim deri në fund, deri sa të rrahet çekiçi i fundit i drejtësisë. Kemi duruar, kemi pritur dhe kemi respektuar ligjin, edhe pse dhimbja jonë nuk ka pushuar asnjë ditë. Ne fjalën tonë e kemi mbajtur.  Tani është radha e shtetit ta mbajë fjalën e vet. Kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që e vërteta të dalë në dritë dhe ata që janë përgjegjës të marrin dënimin që meritojnë, sipas ligjit.”, shkruan vëllau.

Gjykata Themelore në Pejë, në aktgjykimin e 23 tetorit të këtij viti kishte marrë vendim për shpalljen të pafajshëm të tre anëtarëve të familjes, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët u gjykuan për pesë vjet lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Procesi gjyqësor lidhej me ngjarjen tragjike të 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po udhëtonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri, teksa si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.

Lexo edhe

KFOR-i takohet me përfaqësuesit e ushtrisë serbe në Prishtinë, diskutohet për vijën kufitare dhe marrëveshjen ushtarake

KFOR-i takohet me përfaqësuesit e ushtrisë serbe në Prishtinë, diskutohet për vijën kufitare dhe marrëveshjen ushtarake

SHBA-ja rrit presionin tregtar ndaj Kinës, tarifat e reja rrezikojnë tensionimin e marrëdhënieve

SHBA-ja rrit presionin tregtar ndaj Kinës, tarifat e reja rrezikojnë tensionimin e marrëdhënieve

Trump kërkon rritjen e çmimeve të barnave në Evropë

Trump kërkon rritjen e çmimeve të barnave në Evropë