Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati

Remzi Arifi, i dyshuari për vrasjen e djalit të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, vazhdon të jetë në arrati.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar nëse është arrestuar i dyshuari për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin mbrëmjen e së dielës.

Valon Osmani nga Policia e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 29-vjeçar.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit të fundit të Policisë për Sinjalin, ai ende nuk është arrestuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet se vrau djalin e tij dhe u zhduk – Policia e Gjilanit konfirmon për Sinjalin se Remzi Arifi vazhdon të jetë në arrati appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës