Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë

Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë

Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i dyshuar për grabitjen e rreth 8 mijë eurove në një lokal në Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar më 15 tetor, pasi kishte qenë në arrati, ndërsa ndaj tij është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.

“Ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet Ç.Zh. më datë 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Anton Çeta’ në Gjakovë, tek ‘R.M.T’, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka grabitur rreth 8.000 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar punonjësen dhe më pas i ka marrë paratë nga dollapi ku mbaheshin ato.

Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet për të cilat dyshohet, përbëjnë veprën penale “Grabitja”, nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për të dyshuarin tashmë i është drejtuar kërkesë Gjykatës Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë | Momenti