Formimi i institucioneve, Kos: Kosova mund të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes

Formimi i institucioneve, Kos: Kosova mund të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes

Formimi i institucioneve, Kos: Kosova mund të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos e cila ndodhet në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Planin e Rritjes ka folur për përparimin që kanë bërë shtetet e Ballkanit, rrjedhimisht zbatimin e reformave dhe rrjedhimisht përfitimin nga Plani i Rritjes.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë të saj para liderëve të Ballkanit, ajo ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se tashmë që është krijuar Qeveria e re dhe janë formuar institucionet ka një mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga Plani i Rritjes dhe për të përfituar më shumë fonde.

“Në Kosovë, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo është një mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga Plani i Rritjes dhe për të marrë më shumë fonde.

Me shumë kënaqësi do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit, për të folur se si ta mund ta çojmë më tej këtë proces dhe ta zgjerojmë atë, tashmë që ju i keni të gjitha institucionet”, u shpreh Marta Kos, raporton Telegrafi.

Sipas saj, deri tani tre shtete kanë bërë përparim të mirë në reforma, ndërkaq, tre të tjera nuk kanë shfrytëzuar plotësisht përfitimet që u janë ofruar.

Ajo tutje theksoi se Shqipëria ka zbatuar 80 për qind të reformave dhe do të marrin 185.6 milionë euro në pagesën e katërt.

Ndërkaq, për Serbinë, Kos theksoi se Komisioni Evropian nuk i ka bërë asnjë pagesë nga janari, por tashmë ekziston mundësia për një fillim të ri. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Transportoi afro 240 kilogramë drogë, iu ndërpre paraburgimi – Çfarë zbulon aktgjykimi i plotë ndaj Sylejman Jusufit?

LEX | Transportoi afro 240 kilogramë drogë, iu ndërpre paraburgimi – Çfarë zbulon aktgjykimi i plotë ndaj Sylejman Jusufit?

Pas takimit me Shiroka-Pulën në Ohër, Begaj: Shqipëria mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare