Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

Rasti i parë është raportuar dje rreth orës 13:10 në Prevallë, ku një shtetas kosovar ka ndërruar jetë derisa ishte duke shëtitur me familjarët e tij, raporton policia.

Sipas raportit, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë shëtitjes, ndërsa pas daljes së njësive përkatëse në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Sponsor 3M Express

“Derisa ka qenë duke shëtitur me familjarët e tij, viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore”, thuhet në raportin e rastit.

Për rastin është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa procedurat përkatëse janë duke vazhduar.

Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren, ku është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i moshës madhore, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtij rasti, ndërsa hetimet dhe procedurat përkatëse janë në vazhdim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Nga Verity në Digger: 12 nga filmat më të mirë për t’i parë këtë tetor

Nga Verity në Digger: 12 nga filmat më të mirë për t’i parë këtë tetor

Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë | Momenti