Dy kalimtarë shpëtojnë një grua që po ndiqej nga gjelat e egër të detit në Massachusetts

Dy kalimtarë shpëtojnë një grua që po ndiqej nga gjelat e egër të detit në Massachusetts

Dy kalimtarë shpëtojnë një grua që po ndiqej nga gjelat e egër të detit në Massachusetts

Një grua që po ndiqej nga një tufë gjelash të egër agresivë pranë një rruge në Massachusetts u shpëtua nga dy persona të panjohur, të cilët e filmuan incidentin.

Sponsor 3M Express

Taryn Laprade tha se të shtunën po udhëtonte me pastorin e saj në rrugën Old Farm Road, në Newton, kur panë një grua që po ikte nga dy gjela deti.

“Ishte e çuditshme. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Gjelat i shoh shpesh, por asnjëherë kaq agresivë. Ata ishin fare pranë saj”, i tha Laprade televizionit WHDH-TV.

Ajo tregoi se zogjtë po bëheshin gjithnjë e më agresivë teksa automjeti po afrohej, derisa kuptuan se gruaja kishte nevojë për ndihmë, transmeton Telegrafi.

Laprade uli xhamin e veturës dhe nisi ta filmonte ngjarjen, ndërsa e pyeti gruan pse po e ndiqnin gjelat. Ajo u përgjigj se nuk i kishte ushqyer zogjtë.

Pak më vonë, në ndjekje iu bashkua edhe një gjel i tretë. Në atë moment, Laprade i bërtiti gruas që të hipte në automjet.

“I thërrisja të futej në veturë, sepse kisha frikë se gjelat mund t’i bënin diçka. Situata po bëhej gjithnjë e më agresive”, deklaroi ajo për NBC Boston.

Ndërkohë, pastori doli nga automjeti për të tërhequr vëmendjen e gjelave, duke i dhënë gruas mundësinë të futej në veturë.

Laprade konfirmoi se gruaja nuk pësoi lëndime nga incidenti. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Humanizëm në shëndetësinë e Kosovës s’ka”, Berat Dakaj rrëfen përvojën e rëndë me babanë në QKUK

“Humanizëm në shëndetësinë e Kosovës s’ka”, Berat Dakaj rrëfen përvojën e rëndë me babanë në QKUK

Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

Lirohet nga burgu serbi Andrija Drashkoviq, i dyshuar për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri në Bruksel

Lirohet nga burgu serbi Andrija Drashkoviq, i dyshuar për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri në Bruksel