Dy burra arrestohen për shkelje të urdhrave mbrojtës ndaj grave

Dy burra arrestohen për shkelje të urdhrave mbrojtës ndaj grave

Dy burra arrestohen për shkelje të urdhrave mbrojtës ndaj grave

Dy persona janë dërguar në mbajtje në dy raste të ndara, pasi dyshohet se kanë shkelur urdhrat mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj dy grave.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se, në kundërshtim me urdhrin mbrojtës, i është afruar adresës së banimit të viktimës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E dhimbshme: Vdes në moshën 41-vjeçare regjisori i njohur pas një sëmundje të rëndë

E dhimbshme: Vdes në moshën 41-vjeçare regjisori i njohur pas një sëmundje të rëndë

Dogana arkëton 186.6 milionë euro në tetor, të hyrat rriten për 5.9 për qind

Dogana arkëton 186.6 milionë euro në tetor, të hyrat rriten për 5.9 për qind

Disha-Haxhosaj kërkon më shumë efikasitet në Prokurorinë e Pejës

Disha-Haxhosaj kërkon më shumë efikasitet në Prokurorinë e Pejës