Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë

Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë

Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë

Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka bërë të ditur se 71 efektivë policie janë plagosur gjatë protestave në Tiranë, disa prej tyre me lëndime të rënda.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, Hita deklaroi se kryeqyteti prej gati 72 orësh po përballet me dhunë, zjarrvënie dhe shkatërrim të pronës publike e private.

Ai pretendoi se personat e maskuar që, sipas tij, nxisin dhunën nuk janë studentë, por individë të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit.

Hita theksoi se e drejta për protestë paqësore është e garantuar, por shtoi se ajo nuk mund të përdoret si mbulesë për sulme dhe shkatërrime.

Sipas tij, asnjë nga personat e ndaluar gjatë natës së parë të protestës nuk rezultoi student, ndërsa gjatë natës së dytë numri i studentëve të ndaluar ishte shumë i vogël.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë | Momenti