Dragash, nisin punimet në rrugën Brezne–Koritnik dhe ndërtimi i stadiumit në Kosavë

Dragash, nisin punimet në rrugën Brezne–Koritnik dhe ndërtimi i stadiumit në Kosavë

Dragash, nisin punimet në rrugën Brezne–Koritnik dhe ndërtimi i stadiumit në Kosavë

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar për fillimin e disa projekteve infrastrukturore në këtë komunë, të cilat përfshijnë rehabilitimin e rrugëve, ndërtimin e një stadiumi dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe turistike.

Sponsor 3M Express

Sipas Xheladinit, ka filluar ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugës Brezne–Koritnik TAKE-OFF, projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, si dhe krijimin e kushteve për organizimin e garave të paraglajdingut.

Po ashtu, kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit në fshatin Kosavë.

Një tjetër projekt që ka filluar të realizohet është rehabilitimi i rrugës dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse në segmentin Zaplluxhe–Guri i Zi. Këto ndërhyrje synojnë trajtimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e vërshimeve.

Xheladini ka bërë të ditur se të gjitha këto projekte financohen nga Granti i Performancës.

Sipas tij, investimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë, si dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportit dhe turizmit në komunën e Dragashit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Dragash, nisin punimet në rrugën Brezne–Koritnik dhe ndërtimi i stadiumit në Kosavë | Momenti