Dosja “Lopa”, avokati Gashi paralajmëron kërkesë për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Dosja “Lopa”, avokati Gashi paralajmëron kërkesë për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Dosja “Lopa”, avokati Gashi paralajmëron kërkesë për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Hashim Miftari, i cili ishte arrestuar pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, do të kërkojë inicimin e procedurës për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka njoftuar se kërkesa do të dorëzohet të mërkurën, më 25 nëntor 2026, në orën 11:00, në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gashi ka bërë të ditur se kërkesa do t’i drejtohet kryetarit të KPK-së, Arain Gashi, si dhe të gjithë anëtarëve të këtij institucioni.

“Ne konsiderojmë se me veprimet e tij, prokurori Blerim Igrishta ka kryer disa vepra penale dhe kërkesa për shkarkimin e tij nga pozita e prokurorit do t’i dërgohet kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arain Gashi, dhe të gjithë anëtarëve të KPK-së”, ka shkruar avokati.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Miftari ndërmerr veprime ligjore ndaj prokurorit Igrishta.

Më 18 nëntor 2026, ai e kishte denoncuar penalisht prokurorin për dy vepra të dyshuara penale: ndalim të kundërligjshëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas pretendimeve të Miftarit, kallëzimi penal ishte bërë pasi gjatë ndalimit i ishte mohuar e drejta për avokat, ndonëse ai kishte kërkuar disa herë që të përfaqësohej nga një avokat sipas detyrës zyrtare ose nga një avokat privat.

Kallëzimin penal Miftari e kishte dorëzuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, në prani të avokatit të tij, Tomë Gashi.

Rasti kishte marrë vëmendje pasi Miftari ishte arrestuar pas hyrjes së lopës së tij në oborrin e Gjykatës në Graçanicë./Telegrafi.

Lexo edhe

Nesër protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohen ndryshime ligjore dhe përgjegjësi institucionale

Nesër protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohen ndryshime ligjore dhe përgjegjësi institucionale

Temperatura deri në -7 gradë, parashikimi i motit për nesër

Temperatura deri në -7 gradë, parashikimi i motit për nesër

Rutte për ushtrinë evropiane: Putini do të arrinte deri në Roterdam derisa qeveritë të merreshin vesh

Rutte për ushtrinë evropiane: Putini do të arrinte deri në Roterdam derisa qeveritë të merreshin vesh

Dosja “Lopa”, avokati Gashi paralajmëron kërkesë për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta | Momenti