“Dorëzimi” i meçit nga Hysa, reagon Robin Krasniqi: Kurrë nuk jam nider më i fyer se mbrëmë

“Dorëzimi” i meçit nga Hysa, reagon Robin Krasniqi: Kurrë nuk jam nider më i fyer se mbrëmë

“Dorëzimi” i meçit nga Hysa, reagon Robin Krasniqi: Kurrë nuk jam nider më i fyer se mbrëmë

Boksieri nga Kosova, Robin Krasniqi ka reaguar për përballjen e mbrëmshme, kur Nelson Hysa e ka përfunduar para kohe meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij, pasi është detyruar të dorëzohet në përballjen me kampionin e botës në peshat e rënda, Agit Kabayel.

Sponsor 3M Express

Për këtë, Krasniqi ka thënë se asnjëherë më parë nuk është ndier më shumë i fyer sesa mbrëmë.

Në një postim të gjatë në Facebook, Krasniqi ka treguar edhe arsyen pse e ka bërë të reagojë për këtë meç.

“Siç e dini të gjithë, unë nuk jam sportist që flet shumë. Të gjithë karrierën time e kam ndërtuar me shumë punë e përkushtim, duke folur shumë pak apo duke heshtur plotësisht, si për duelet e mia, ashtu edhe për ato të kolegëve të mi, për të cilat kam folur edhe më pak. Por kësaj radhe nuk kam si të mos flas. E ndiej si obligim ndaj tifozëve të boksit të flas për një realitet dhe një dukuri që ka nisur ta njollosë rëndë boksin shqiptar.”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shkruar se kjo dukuri i dha një epilog të pahijshëm meçit.

“Nëse një karrierë në boksin profesionist ndërtohet me kundërshtarë jocilësorë, madje me shumë pikëpyetje edhe sa i përket sinqeritetit të dueleve, një ditë do të vijë koha kur do të përballesh me një kundërshtar të vërtetë. E tani, çfarë? Atëherë do t’ju ndodhë të gjithëve ajo që i ndodhi mbrëmë kolegut tonë Hysa në ndeshjen me Kabayel. Ajo që pashë unë mbrëmë, më vjen shumë keq ta komentoj. Ndiej turp si sportist, sepse ne mund të humbim, mund të mos boksojmë bukur, kundërshtari mund të na deklasojë. Çdo gjë mund të ndodhë në ring, por të dorëzohemi në atë mënyrë qesharake, pa u goditur fare, është diçka e rëndë, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi ndaj tifozëve dhe popullit tonë, e aq më tepër ndaj një dite të shenjtë si 28 Nëntori dhe ndaj flamurit tonë.”, ka shkruar ai.

Ai ka pasur edhe një apet për të gjithë të rinjtë.

“Të marrin mësim nga kjo dukuri, të mos fillojnë apo të ndërtojnë karriera joserioze në boks, por t’i qasen këtij sporti fisnik vetëm e vetëm nëse e duan me të vërtetë dhe kanë zemër e shpirt luftarak.”, përfundon shkrimi i tij. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Katër gola por pa fitues, Arsenali dhe Man City ndajnë pikët

Katër gola por pa fitues, Arsenali dhe Man City ndajnë pikët

Pozita e Kryeprokurorit të PSRK-së me ushtrues detyre, s’dihet kur hapet konkursi