Dokumentet tregonin një gjë, peshorja tjetër – zbulohen 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë në vlerë mbi 150 mijë dollarë

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve transportuese në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë, ka zbuluar një sasi prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara.

Sponsor 3M Express

Në njoftim thuhet se kamioni në fjalë, i cili sipas dokumentacionit kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së para-arritjes, është përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut. Me këtë rast, zyrtari doganor ka kërkuar që automjeti t’i nënshtrohet kontrollit me skaner dhe matjes së peshës.

“Gjatë verifikimit në peshore janë evidentuar mospërputhje në peshën e deklaruar, përkatësisht një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara. Për këtë arsye, është kërkuar kontroll më i detajuar i ngarkesës.

Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154,000 dollarë amerikanë”, thuhet në raport.

Rasti është duke vazhduar me procedurat përkatëse administrative, në përputhje me dispozitat e Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizën. /Telegrafi/

Lexo edhe

10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Rusia sulmon Kievin tri ditë para negociatave të paqes

Rusia sulmon Kievin tri ditë para negociatave të paqes

Nothing përgatit një pajisje misterioze me inteligjencë artificiale

Nothing përgatit një pajisje misterioze me inteligjencë artificiale