Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës

Dogana e Kosovës ka ndaluar mallra të padeklaruara, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë kontrollit të një autobusi nga Turqia në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, autobusi që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës është ndaluar për kontroll gjatë kontrolleve rutinore më 11 tetor 2026.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit.

Dogana ka bërë të ditur se para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar, por asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar ndonjë mall apo mjet monetar.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave administrative dhe legjislacionit në fuqi.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës | Momenti