“Do të kthehem kur të krijohen rrethanat” – Conte flet hapur për Juventusin

“Do të kthehem kur të krijohen rrethanat” – Conte flet hapur për Juventusin

“Do të kthehem kur të krijohen rrethanat” – Conte flet hapur për Juventusin

Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i cili aktualisht është pa angazhim pas largimit nga Napoli, ka folur për marrëdhënien e tij me klubin torinez dhe mundësinë që një ditë të rikthehet në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, pjesë të së cilës janë publikuar paraprakisht, Conte përdori një shprehje që ka nxitur diskutimet për një rikthim të mundshëm.

“Ekziston një rreth që do të duhet të mbyllet herët a vonë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se kapitulli i tij me Juventusin mund të mos jetë mbyllur përfundimisht.

telegrafi.com

Rastet kur ishte pranë rikthimit

Conte kujtoi edhe disa raste kur mund të ishte emëruar trajner i Juventusit, por marrëveshja nuk u realizua. Njëri prej tyre ishte në vitin 2009, kur pati mospajtime me drejtuesit e klubit për çështjet taktike dhe transferimin e mesfushorit Diego.

“Mund të isha bërë trajner i Juventusit në vitin 2009, por ata nënshkruan me Diegon, edhe pse e dinin shumë mirë se unë do të luaja me skemën 4-2-4”, tregoi Conte.

Ai shpjegoi se nuk ishte i gatshëm të bënte kompromis për mënyrën se si do të luante skuadra.

“Më thanë se Diego donte të luante me skemën 4-3-1-2. Kushdo tjetër do të pajtohej, por unë nuk bëj kompromis. U thashë: ‘Nëse lojtari do të vendosë se si do të luajmë, atëherë unë nuk jam trajneri i duhur për ju’. U largova nga ai takim duke e ditur se nuk do të bëhesha trajner i Juventusit”, deklaroi italiani.

Ai përmendi edhe dy raste të tjera kur ishte në dispozicion të Juventusit. I pari ishte në kohën kur klubi vendosi të emëronte Maurizio Sarrin, ndërsa Conte përfundoi te Interi. Rasti tjetër ishte kur drejtuesit zgjodhën Thiago Mottan, ndërsa ai mori drejtimin e Napolit.

conte telegrafi.com

“Do të kthehem kur të krijohen rrethanat e duhura”

Trajneri italian tregoi se tifozët e Juventusit shpesh e pyesin për një rikthim të mundshëm, por theksoi se gjithçka do të varet nga momenti dhe kushtet që do të krijohen.

“Tifozët e Juventusit shpesh më takojnë dhe më pyesin: ‘Kur do të kthehesh?’. Përgjigjja është se do të kthehem kur të krijohet mundësia dhe kur të përputhen rrethana të caktuara”, tha Conte.

Ai e mbylli duke përsëritur se beson që një ditë rrugët e tij me Juventusin do të kryqëzohen sërish.

 telegrafi.com

“Herët a vonë do të na duhet ta mbyllim atë rreth. Nuk e di nëse do të ndodhë pas një viti, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetësh, por e di që lashë diçka te Juventusi. E di që nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se ai rreth do të duhet të mbyllet herët a vonë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lexo edhe

E enjtja vendimtare: Ligji për Specialen në duart e deputetëve (VIDEO)

E enjtja vendimtare: Ligji për Specialen në duart e deputetëve (VIDEO)

Universiteti i Ferizajt me dy u.d. të rektorit, “shtyhen” për një karrige (VIDEO)

Universiteti i Ferizajt me dy u.d. të rektorit, “shtyhen” për një karrige (VIDEO)

Inspektorati në aksion: Pranga policit “bixhozçi” me plot raste (VIDEO)

Inspektorati në aksion: Pranga policit “bixhozçi” me plot raste (VIDEO)