Ditari privat i Papa Françeskut zbulon krizën e tij shpirtërore

Ditari privat i Papa Françeskut zbulon krizën e tij shpirtërore

Ditari privat i Papa Françeskut zbulon krizën e tij shpirtërore

Ditari privat i Papa Françeskut, i publikuar në 94 shtete dhe në pesë gjuhë, ka zbuluar detaje nga jeta e tij e brendshme, përfshirë një krizë shpirtërore që kishte zgjatur dy vjet gjatë papatit të tij.

Sponsor 3M Express

Në shënimet personale të ish-papës përshkruhen edhe disa përvoja që ai i kishte cilësuar si përballje me djallin, si gjatë kohës kur ishte ipeshkëv, ashtu edhe gjatë udhëheqjes së Kishës Katolike.

Ditari përfshin shënime të shkruara me dorë nga Jorge Mario Bergoglio, emri i vërtetë i Papa Françeskut, nga dhjetori i vitit 1992 deri më 18 gusht 2024.

Libri është përgatitur dhe interpretuar nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, një mik i afërt i Françeskut, të cilit ish-papa ia kishte besuar mundësinë e publikimit të shënimeve pas vdekjes së tij.

Në 141 faqet e librit përfshihen reflektime mbi besimin, lodhjen, shqetësimet personale, gëzimet dhe krizat që ai kishte përjetuar ndër vite.

Sipas kardinalit Fernández, disa nga pjesët më konfidenciale të ditarit janë shkruar me simbole dhe kode që nuk kanë arritur të deshifrohen.

Papa Françesku kishte udhëhequr Kishën Katolike nga viti 2013 deri në vitin 2025. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Nën masa të rrepta policore, Jeton Sylaj sillet në Gjykatën Themelore në Pejë

Nën masa të rrepta policore, Jeton Sylaj sillet në Gjykatën Themelore në Pejë

Evropianët po planifikojnë më shumë udhëtime gjatë dimrit

Evropianët po planifikojnë më shumë udhëtime gjatë dimrit

Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës

Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës