“Disa është dashur të mbahen në arrest”, Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore

“Disa është dashur të mbahen në arrest”, Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore

“Disa është dashur të mbahen në arrest”, Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore

Ish-kreu i Aleancës, tani deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosovë të disa përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia, duke thënë se institucionet e vendit është dashur t’i përcillnin nga afër dhe të tregoheshin më të kujdesshme.

Haradinaj ka thënë se dhënia e lejeve për hyrjen e politikanëve nga Serbia duhet të bëhet me kujdes të veçantë. Madje, sipas tij, disa prej tyre është dashur të arrestohen.

Sponsor 3M Express

“Ardhja e politikanëve nga Serbia duhet me u bë me kujdes, dhënia e lejes. Kujdes edhe në porositë që ata përhapin. Më herët ishte Daçiqi nga Prizreni, këta e ndoqën rrugën e tij, erdhën në Kosovë dhe deklaruan atë që është e papranueshme. Ata munden me pa andrra, s’bahet kurrë, por institucionet e Kosovës duhet me bë kujdes dhe me i përcjellë vizitat e tyre. Ata që i thyejnë rregullat e një vizite, ose duhet me u përballë me ligjin e Kosovës dhe disa nga ta është dashtë me u mbajtë në arrest”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka sqaruar për televizionin Dukagjini se nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësuesit e Listës Studentore, të cilët qëndruan në Kosovë më 8 dhe 9 nëntor 2026.

Sipas MPJD-së, për shkak se ata nuk mbajnë ende funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Kosovë janë realizuar si qytetarë të zakonshëm.

“Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë. Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për televizionin Dukagjini.

Megjithatë, ndonëse hyrjen në Kosovë e realizuan si qytetarë të zakonshëm, përfaqësuesit e Listës Studentore publikuan deklarata me përmbajtje politike gjatë qëndrimit të tyre.

Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, ka deklaruar se “Kosova zë vend të rëndësishëm në programin politik të tyre”, duke e cilësuar atë si “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit shpirtëror dhe kulturor”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Pas Italisë, kërcënime me email edhe në Skoci e Irlandën e Veriut – alarmohen qindra shkolla

Pas Italisë, kërcënime me email edhe në Skoci e Irlandën e Veriut – alarmohen qindra shkolla

Sveçla: Lufta kundër krimit dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur

Sveçla: Lufta kundër krimit dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë

“Disa është dashur të mbahen në arrest”, Haradinaj për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore | Momenti