Dhuna ndaj grave alarmante në Gjermani, qeveria planifikon ashpërsimin e ligjislacionit për femicidin

Gjermania po shqyrton ashpërsimin e legjislacionit për femicidin, në një kohë kur vendi po përballet me rritje të dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se numri i viktimave të dhunës në familje ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), gjatë vitit 2025, gjithsej 292 persona humbën jetën si pasojë e dhunës në familje, prej tyre 209 gra. Në 130 raste, gratë u vranë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, raporton “Euronews”.

Ndërkaq, sipas organizatës Keine*Mehr, të paktën 125 gra janë vrarë në Gjermani gjatë vitit 2026, ndërsa 126 të tjera u kanë mbijetuar tentativave për femicid gjatë vitit 2025.

Përballë këtyre shifrave, ministrja federale e Drejtësisë, Stefanie Hubig, po kërkon ndryshimin e dispozitave të Kodit Penal që lidhen me vrasjen, në mënyrë që motivet specifike gjinore dhe ato çnjerëzore të përfshihen shprehimisht në përcaktimin e vrasjes së rëndë.

Sipas projektligjit, vrasja e një gruaje për shkak se dëshiron t’i japë fund lidhjes, të marrë vendime të pavarura për jetën e saj apo të refuzojë kontrollin e partnerit, duhet të klasifikohet si vrasje e rëndë dhe jo thjesht si vrasje me dashje.

Deri më tani, disa raste të tilla janë cilësuar nga gjykatat si vrasje pa rrethana cilësuese të vrasjes së rëndë, gjë që mund të ndikojë edhe në masën e dënimit për autorët.

Ministrja Hubig ka kërkuar që në legjislacion të merren parasysh në mënyrë të qartë motivet që burojnë nga mentaliteti patriarkal, ndjenja e pronësisë dhe dëshira për të kontrolluar jetën e grave.

“Pothuajse çdo ditë në Gjermani një burrë vret partneren ose ish-partneren e tij, ose tenton ta bëjë këtë”, ka deklaruar Hubig, duke theksuar se gratë duhet të jenë të sigurta nga dhuna, pavarësisht vendimeve që marrin për jetën e tyre.

Dhuna ndaj grave nuk kufizohet vetëm në marrëdhëniet familjare. Raporti i BKA-së tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 54 mijë e 675 gra dhe vajza si viktima të veprave penale seksuale, që paraqet rritje prej 2.3 për qind krahasuar me vitin paraprak. Pothuajse gjysma e tyre ishin të mitura në kohën kur ndodhi vepra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksion kundër korrupsionit, arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

Aksion kundër korrupsionit, arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

A do të bëhet baba Yamal? Festimi i yllit të Barcelonës shkakton diskutime

A do të bëhet baba Yamal? Festimi i yllit të Barcelonës shkakton diskutime