Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 39-vjeçares Meleqe Lusha, e cila u vra në banesën e saj në Chiari të Italisë, ndërsa për rastin dyshohet djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se e goditi nënën rreth 10 herë me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit.

Pas ngjarjes, ai u largua nga banesa dhe për gati 10 orë lëvizi me veturën e tij, një Audi, me rrobat që dyshohet se ishin të përlyera me gjakun e nënës.

Mëngjesin e 3 nëntorit, ai u paraqit në kazermën e karabinierëve në Kremona, ku pranoi se e kishte vrarë nënën. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai u tha autoriteteve: “E vrava nënën time. Në shtëpinë tonë”.

Nuk arriti të shpjegonte motivin

Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk arriti të shpjegonte arsyen që e kishte shtyrë të kryente vrasjen.

Sipas mediave italiane, i riu nuk kishte precedentë penalë. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e saj.

Raportimet bëjnë të ditur se Xhani po drejtonte veturën pavarësisht se patentë-shoferi i ishte pezulluar për një shkelje të rregullave të trafikut.

Historia e familjes

Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai ishte zhvendosur me nënën në Chiari kur ishte rreth tre vjeç, pasi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte vendosur të jetonte më pranë vëllezërve dhe motrave të saj.

I riu ishte rritur në këtë qytet dhe, sipas raportimeve, ishte i integruar në komunitetin lokal.

Ndërkohë, autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së 39-vjeçares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 36 persona

Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 36 persona

Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet